„Heronjtë e kohës së koronavirusit“: Sanja Vuković - Safet Blakaj
07/07/2021 18:32|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 931 |
|


Gjatë pandemisë së koronavirusit është rritur numri i të varurve nga substancat psikoaktive, tha në emisionin „ Heronjtë e kohës së koronavirusit“ drejtori ekzekutiv i OJQ-së „Labirinth“ Safer Blakaj. Sipas fjalëve të tij, në të njëjtën kohë janë rritur problemet brenda familjeve që kanë të varur. Në të njëjtën kohë lektorja dhe aktivistja civile Sanja Vuković foli për problemet që janë paraqitur për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Një nga problemet kryesore të komunitetit serb në Kosovë, veçanërisht në fillim të pandemisë së koronavirusit ka qenë mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili kishte të bëne me mosqasjen në informacion, vonesat dhe përkthimin e dobët të vendimeve dhe masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, tha në emisionin  „ Heronjtë e kohës së koronavirusit“ lektorja dhe aktivistja civile Sanja Vuković.

“Kemi pasur situata kur nuk kishim përkthim të masave për më shumë se 24 orë, që nuk dinim kur mund të lëviznim, që nuk dinim kur mund të dilnim nga shtëpia. Në fillim ishte me numrat e letërnjoftimit. Njerëzit nuk mund ta kuptonin. Ministri të tëra vepruan shumë me papërgjegjësi gjatë pandemisë," tha Sanja Vuković.

Duke parë, siç tha ajo, se sa probleme po i krijon komunitetit serb mosrespektimi i të drejtave gjuhësore, Rrjeti për aktivizëm qytetar, i cili tubon 13 organizata të shoqërisë civile nga Kosova qendrore dhe nga Anamorava e Kosovës, i ofruarn përkthyesë dhe lektorë të gjitha ministrive të Qeverisë së Kosovës, ashtu që të mundësojnë qasshmërinë në informata për qytetarët në gjuhën serbe. Mirëpo, sipas fjalëve të Vuković, asnjë ministri nuk është përgjigjur e as që ka qenë të interesuara për bashkëpunim.      

„Kjo thjesht nuk ka qenë as çështje besimi, as nacionaliteti, as përcaktimi e asnjë gjëje tjetër, porse ka pasur nevojë që të gjithë t’i vëmë kapacitetet tona në dispozicion për të shpëtuar jetë njerëzish dhe që sa më mirë të dalim nga kjo situatë. Përveç Zyrës së Komisionerit e cila e ka pranuar ftesën tonë dhe ua ka dorëzuar tutje të gjitha ministrive, asnjë ministri nuk është përgjigjur afirmativisht që dëshiron ndihmën tonë, porse kanë vazhduar që përmes disa tenderëve të angazhojnë agjensione me cilësi tejet të ulët, dhe për këtë arsye ne gjithmonë kemi pasur vonesa të informatave, masat e përkthyera dobët, komunikata, udhëzime të përkthyera dobët,“ tha Sanja Vuković.

Sipas mendimit të saj, përgjegjësinë për shkeljen e Ligjit për përdorimin e gjuhës gjatë kohës së krizës me koronë duhet të bart në radhë të parë Kryeministri, e mandej të gjithë ministrat në Qeverinë e Kosovës.

 „Duke filluar nga kryeministri, i cili është shef i të gjithë Ministrave, të gjithë ministrat dhe ata që nuk e kuptojnë që në Kosovë nuk jeton ekskluzivisht vetëm popullata shqiptare, dhe të cilët duhet ta kuptojnë që atë që e bejnë e bëjnë për të gjithë. Që këtu ka edhe qytetarë të tjerë, jo vetëm serbë, përveç shqiptarëve ka edhe turq, romë, egjiptas, ashkali, kroatë...“ tha Sanja Vuković.

Drejtori ekzekutiv i organizatës „Labirinthi“, e cila merret me parandalimin dhe shërimin nga përdorimi i drogës, Safet Blakaj, tha që sipas të dhënave të kësaj organizate në Kosovë ka rreth 2 630 narkomanë të regjistruar, prej të cilëve 3,5 përqind janë serbë. Mirëpo, Blakaj thekson që në realitet numri i narkomanëve në Kosovë është shumë më i madh.

„Ne konsiderojmë që në Kosovë ka rreth 40 000 e më tepër persona që i përdorin drogat. Ne këtë e ndajmë në dy kategori: në ata që e përdorin drogën dhe në ata që janë të varur nga droga. Sipas standardeve evropiane ky është tani problemi i atyre që e përdorin drogën në mënyrë problematike dhe të varurit që janë të varur nga droga e që janë në konflikt me ligjin dhe që kanë probleme në shoqëri. Konsiderojmë që janë rreth 10000 sosh në Kosovë,“ tha Blakaj.

Blakaj thotë se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Kosovë  ka ekzistuar problemi i mbrojtjes dhe ndihmës së të varurve nga narkotikët. Problemi i parë sipas fjalëve të tij është ai që personat që e përdorin drogën kanë problem në mënyrë të rrezikuar sepse iu nevojitet konsumim i përditshëm, kurse në rrethana të jashtëzakonshme është vështirë të arrihet tek ajo. Kurse problemi i dytë është siç thotë ai mbyllja për shkak të masave të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të virusit, si rezultat i të cilit ka pasur dhunë në familje ku ka narkomanë.   

 „Konsiderojmë që ka pasur agresivitet në familje dhe kjo ka qenë dykahëshe. Nganjëherë familja ka qenë më agresive ndaj pjesëtarëve të familjes që përdorin narkotikë, kurse po ashtu edhe ata që kanë përdorur kanë qenë agresiv ndaj familjarëve tjerë...Mendoj që ka pasur shumë më tepër prioritet për disa gjëra të tjera gjatë pandemisë se sa për njerëzit që përdorin drogë. Ne nuk kemi pushuar së punuari dhe të gjithë kanë mundur të vijnë tek ne. Ne kemi siguruar, në bashkëpunim me institucionet, që ata që vijnë në terapi të marrin vërtetimin për lëvizje të lirë ashtu që të vijnë dhe të marrin atë terapi. Mirëpo, ka mjaft të tillë që nuk kanë mundur të vijnë tek ne dhe këtë e kemi vërejtur tani muajve të fundit që është rritur numri jo vetëm i të varurve por edhe i problemeve brenda familjeve që kanë të varur, sepse ka pasur një presion të madh psikik në familje dhe kjo ka dëmtuar shëndetin mental të njerëzve,“ tha Blakaj.

Safet Blakaj apeloi tek personat që përdorin drogë që të ndalojnë këtë ose që për ndihmë t’i drejtohen institucioneve që merren me shërim.

Emisionin   "Heronjtë e kohës së koronavirusit" e realizon Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Kosovë. Ai transmetohet çdo të dytën premte nga ora 21:00 në kanalet e rrjeteve televizive - TV Herc në Shtërpcë, TV Puls në Shillovë, TV Mir në Leposaviq, si dhe në RTV KIM në Çagllavicë.

 


Komentari posetilaca